Firmëtari i Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor 1912 - Biri i Skraparit Xhelal Koprencka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Firmëtari i Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor 1912 - Biri i Skraparit Xhelal Koprencka

Fatjon Kaloci
29.11.11
Në analet e historisë emri i Xhelal Koprenckës është i njohur, por në 28 Nëntor 1912 ai do të ishte një nga 40 firmëtarët e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë. Në tekst Deklarata e Pavaresisë së Shqipërisë ka këtë brendi:
"Në Vlorë më 28 të vjeshtës së tretë 1912 pas fjalës që tha z. Kryetar Ismail Qemal Beu me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zë venduan që Shqipëria më sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme"
Në Kuvendin e mbajtur në 28 Nëntor 1912 morën pjesë 84 delegatë nga të cilët 40 ishin firmëtarët,  firmat e të cilave u pasqyruan në Deklaratën e Pavarësisë. Lista e Plotë e firmëtarëve është:
  1. ISMAIL QEMALI
  2. DOM NIKOLL KACORRI
  3. ABDYL AZIS VEHBI
  4. JORGJI KARBUNARA
  5. ELMAZ BOCE
  6. ARISTIDH RUCI
  7. ABDI TOPTANI
  8. ABAZ CELKUPA
  9. VELI HARXHI
  10. QAZIM KOKOSHI
  11. JANI MINGA
  12. REXHEP MITROVICA
  13. DHIMITER TUTULANI
  14. MID'HAT FRASHERI
  15. SHEFQET DANI
  16. ZIHNI ABAS KANINA
  17. XHELAL KOPRENCKA
  18. DR. H. MYRTEZA
  19. NURI SOJLLIU
  20. MUSTAFA KRUJA
  21. FERID VOKOPOLA
  22. IMER DALIALLISI
  23. XHEMAL DELIALLISI
  24. NEBI SEFA
  25. ZYHDI OHRIA
  26. HAJREDIN CAKRANI
  27. QEMAL ELBASANI
  28. ILIAZ VRIONI
  29. SALIH GJUKA
  30. DHIMITER BERATI
  31. MURAT TOPTANI
  32. D. EMANUEL
  33. DHIMITER ZOGRAFI
  34. PANDELI CALE
  35. LUIGJ GURAKUQI
  36. BEDRI PEJANI
  37. SPIRO TLLO
  38. THANAS V FLOQI
  39. QEMAL BEJ MULLAI
  40. LEF NOSI 
Në bashkëngjitje pjesë e dokumentit të pavarësisë ndërsa në cep paraqitet nënshkrimi i Xhelal Koprenckës në dokumentin themeltar të Pavarësise së Shqipërisë.
Fatjon Kaloci