Corovode: Nafta dhe Benzina kapin pikun. 1 liter te premten 185 lek Shoferet: Jo cilesore **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Nafta dhe Benzina kapin pikun. 1 liter te premten 185 lek Shoferet: Jo cilesore

Fatjon Kaloci
18.11.11
Kete te premte ne disa prej distributoreve te karburantit ne Corovode, cmimi i nje litri Nafte si dhe nje litri Benzine kapi shifren rekord prej 1 850 lekesh (te vjeter). Ngritja e menjehereshme e cmimit te karburanteve me te perdorura ka levizur 200 lek (te vjeter) ne harkun e nje jave me pare. Nuk dihet nese eshte nje ngritje momentale por ajo cfare disa shofere ngrene ne biseda i referohet tradicionales qe cmimet po u ngriten duhet shume kohe per te pesuar ulje serisht. Efektin e pare keto rritje cmimesh te karburanteve e japin ne sherbimet taksi brenda lokalitetit dhe prag periferive ne lidhje me fshatrat e komunave prane. Por nese keto cmime do te vijojne te jene te tilla per nje periudhe te gjate kohe kostoja do te reflektohet edhe ne sherbimet interurbane te autobuzeve qe lidhin Corovoden me qytetet e tjera. Per momentin kjo nuk pritet te ndodh pasi kryesisht per sasite e medha te furnizimit te tyre apo per furnizim kryesisht jashte Corovodes cmimet besohet se jane me te lira ne qytetet e tjera. Vetem pak kilometra me tej, shume banore te Corovodes me mjete levizese perdorin Policanin per furnizim me karburante apo gaz te lengshem pasi cmimet jane me te ulta ne kete lokalitet.
Corovoda On Line