ILDKP gjobit Kryetarin e Komunes Bogove me 25 000 lek **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

ILDKP gjobit Kryetarin e Komunes Bogove me 25 000 lek

Fatjon Kaloci
21.9.11
21-09-2011 Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Kontrollit dhe Pasurise ne websitin zyrtar te ketij autoriteti ka ngarkuar sot nje njoftim per opinionin publik ne te cilin citohet se te pakten 48 persona u ndeshkuan me nje mase administrative prej 25 000 lekesh per mos deklarim te pasurise. Sipas njoftimit mos respektimi i afatit ligjor prej 30 ditesh nga data e zgjedhjes ne fuksione drejtuese ka ndeshkuar afro 27 drejtues ne gjithe Shqiperine mes tyre figuron edhe Komuna e Bogoves, nje prej njesive lokale te qeverisjes vendore te Skraparit. Personat e tjere jane ndeshkuar po ne te njejten mase per motivin e mos deklarimit pas largimit nga funksionet. Lajmi u publikua ne faqen zyrtare te ILDKP nje foto web te te cilit e shihni ne bashkengjitje.
Corovoda On Line